Categories Lajme

Studimi: Pasi lënë spitalin, pacientët me covid i pret një tjetër “luftë”

Pacientët që preken rëndë nga koronavirusi përballen me një betejë të vështirë, por kthimi në normalitet pas shërimit është gjithashtu një proces i gjatë dhe i vështirë për ta, sipas një studimi të ri. Ky studim zbuloi se pacientët që mposhtnin Covid-19 kishin të ngjarë të përballeshin me probleme shëndetësore dhe financiare edhe muaj më vonë.

Një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga Dr. Vineet Chopra, i Sistemit Shëndetësor të Universitetit të Miçiganit hulumtuan 488 pacientë me Covid-19 të trajtuar nga spitalet në Michigan. Ata i anketuan ata rreth dy muaj pas daljes nga spitalet, midis 16 marsit dhe 1 korrikut. Sipas studiuesve ndikimet që koronavirusi lë pas prekin shëndetin, anën emocionale dhe financat e pacientëve.

Ndikimi në shëndet: Një e treta e të anketuarve raportuan probleme të vazhdueshme shëndetësore, të tilla si kollë, apo humbje të vazhdueshme të shijes ose nuhatjes, raportuan studiuesit në revistën Annals of Internal Medicine. Ndikimi emocional: Gati gjysma thanë se ishin “prekur emocionalisht” nga sëmundja e tyre dhe një numër i vogël i personave që kanë kaluar koronavirusin, kërkuan kujdes shëndetësor mendor pas shërimit.

Ndikimi financiar: 36% e të anketuarve raportuan “të paktën një ndikim të butë financiar nga shtrimi në spital”. Nga ata që ishin të punësuar para sëmundjes së tyre, 40% thanë se ose e humbën punën e tyre ose ishin shumë të sëmurë për t’u rikthyer në të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME