Categories Lajme

Kujdes si silleni me prindërit, këto janë 10 veprime që vështirë se mund t’ua falin

Jeta frenetike, me ritëm të shpejtë dhe gjithmonë e më në ndryshim, me halle e probleme, na detyron shpesh herë edhe të gabojmë.

Më së shumti këto gabime i bëjmë me ata persona që i duam e që na duan më shumë, si nëna dhe babai.

Ndoshta e bëjmë pa qëllim, pa e ditur fare, por ja që e bëjmë një gabim të tillë.

Më poshtë keni disa mënyra se si mund t’i lëndoni prindërit pa e vërejtur fare.

injoroni – Ndoshta keni krijuar familje. Keni fëmijë, punë, përgjegjësi. Jeta vazhdon dhe kalojnë javët duke harruar t’i merrni në telefon apo t’i takoni prindërit. Ndonjëherë mund të kalojë kohë e gjatë edhe pa i vizituar. Por, mos e bëni këtë më. Kujdesuni për ta dhe mbajeni mend këtë: nëse nuk shkoni sot, nesër mund të jetë shumë vonë.

Thoni gjëra që mund t’i ofendoni ata – Disa prej frazave të cilat mund t’i lëndojnë prindërit janë: “ju urrej”, “jeni të mërzitshëm”, “mos më telefononi”, “ndaloni së ankuari”. Vetëm pyeteni veten se si do të ndiheshit po t’ua thoshte fëmija juaj këto fjalë?

Nuk i pyetni për gjendjen shëndetësore – Ka disa prindër që vazhdimisht ankohen. Por, në anën tjetër, 50% e prindërve përjetojnë dhimbje dhe nuk ankohen asnjëherë. Pyetni ata për shëndetin e tyre, dërgoni te mjeku dhe kujdesuni për ta.

Nuk jeni duke i ndihmuar financiarisht – Një pjesë e madhe e pleqve mund të mos kenë gjendje të mirë financiare. Nëse nuk kanë mjaftueshëm para, ju duhet t’u blini ushqim, medikamente dhe të gjitha gjërat e nevojshme. Ata janë përgjegjësia juaj, siç ishit ju përgjegjësia e tyre deri dje.

Nuk shkoni në ditëlindjet, mbledhjet apo ahengjet familjare – Jeni personi më i afër për prindërit dhe me siguri se janë duke ju pritur në çdo organizim. Prandaj anuloni planet tjera, merreni pushim në punë dhe vizitoni prindërit!

Nuk i respektoni dhe asnjëherë nuk i falënderoni – Mëkati më i madh është të lartësojmë veten duke i nënvlerësuar tjerët. Më së shumti borxh i keni nënës, e cila e dhuron jetën për ju!

Jeni duke fshehur informacione të jetës private – Nëse jeni duke e thënë frazën “nënë, nuk është ky problemi yt”, atëherë jeni duke gabuar. Nuk keni nevojë të futeni në detaje, por duhet t’i informoni prindërit për gjërat bazike në jetën tuaj.

Nuk keni durim me ta – Prindërit më së shumti durim meritojnë nga ne. Mbani mend: ata ju kanë mësuar të ecni, të flisni, të hani, ta ngisni biçikletën, të notoni… sa durim duhet të kenë pasur!

Nuk mbani kujtime të tyre – Bëni kujtime me ta sa më shumë që mundeni. Fotografoni e bëni video. Kur qeshin, kur janë të mërzitur, kur mendojnë, kur e përqafojnë nipin apo mbesën. Nesër do t’i keni vetëm ato kujtime nga ta.

I trajtoni sikurse të jenë fëmijë – Ata nuk janë fëmijë dhe kanë më shumë përvojë jetësore sesa ju. Respektoni ata dhe respektoni vendimet e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME