Categories Lajme

Kukës, Plagosje me thikë, 28-vjeçari dërgohet tek Trauma

Një 28-vjeçar është plagosur me thikë paraditen e sotme në qytetin e Kukësit. Autori R.C., 24 vjeç menjëherë pas plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa 28-vjeçari i dëmtuar është dërguar tek Spitali i Traumës, aty ku gjendet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se dy shtetasit janë zënë pas një konflikti të çastit dhe R.C., ka goditur me thikë A.E.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë: Kukës , Plagosi me mjet prerës (thikë) një 28-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet tyre, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi A. E., 28 vjeç, banues në Kukës, i plagosur me mjet prerës thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. E., është plagosur me mjet prerës (thikë), nga shtetasi R.C., 24 vjeç, banues në Kukës, gjatë një konflikti mes tyre.

I dëmtuari, shtetasi A. E., vijon të marrë asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. C., dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME