Categories Sport

Kukësi kampion dimri, por Skënderbeu i prish festën me barazimin 1-1

Misioni parë I përmbushur. Kukësi dështon të mbyllë me fitore vitin në Superligë, por kjo nuk e pengon të shpallet kampion i dimrit. Në sfidën e fundit për 2019, skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro duhet të kënaqet me një pikë pas ndalesës 1-1 përballë Skënderbeut. Në “Elbasan Arena”, të parët e marrin fjalën korçarët. Të besuarit e Ilir Dajës e nisin mirë sfidën, teksa re gjistrojnë edhe rastin e parë të vërtetë në minutën e 21-të. Pollozhani provon nga goditja e dënimit, por përgjigjet saktë Xhika që mban rrjetën e tij të paprekur. Goli është në ajër dhe nuk vonon me Skënderbeun që kalon në epërsi në minutën e 32-të. Bruno Dita I gjen kohën harkimit të Gripshit dhe me kokë surprizon kundërshtarët.

Goli i pësuar zgjon Kukësit që nuk pajtohet me rezultatin. Kryesuesit e Superligës provojnë me të gjitha mënyrat të barazojë. Në të 38-ën, goditja e Gavazaj devijohet në momentin e fundit, ndërsa më pas Koliçi i mohon Shkurtaj një gol të sigurtë. Në shtesën e pjesës së parë Ethemi gjen rrugën e rrjetës, por goli i tij anulohet nga kryesori Jorgji. Të kota protestat e vendasve, ndërsa epërsia e Skënderbeut në pjesën e parë nuk ndryshon. Pas pushimit, presioni i Kukësit merr të tjera doza dhe pas shumë përpjekjesh goli i barazimit do të vinte në minutën e 59-të me Rrocën. Shanset për përmbysje të skuadrës së Duros do të rriteshin ndjeshëm, pasi në të minutën e 65-të, Asion Daja mbyll përpara kohe ndeshjen dhe me kartonin e dytë të verdhë le skuadrën e tij me dhjetë lojtarë.

Me forca më të shumta në fushë, Kukësi kujtohet vetëm në shtesë për të shqetësuar Koliçin. Shpëtimtar portieri, që në dy raste i thotë jo tentativave të Mustës. Në fund vetëm barazim, që i mjafton Kukësit të marrë titullin virtual të kampionit të dimrit, por ky frenim kthehet në një asist për ndjekësit më të afërt në tabelën e renditjes që ngushtojnë ndjeshëm diferencën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME