Categories Sport

Kukësi me covid, pas Gegës infektohen edhe dy futbollistë

Skënder Gega nuk është i vetmi i infektuar me COVID-19 te Kukësi. Së fundmi mësohet se kanë bërë tamponin edhe dy futbollistë, të cilët kanë mësuar se janë prekur nga virusi famëkeq që ka ndryshuar jetën e çdo njeriu në botë. Mehdi Hetemaj dhe Godberg Cooper, me të parin që luan në mbrojtje e tjetrin në sulm, janë lojtarët e infektuar. Rraman Hallaçi, i cili do e drejtojë skuadrën kundër Teutës, do të duhet të mos i llogarisë dy lojtarët e përmendur më lart, të cilët prej gati një jave nuk stërviteshin.

I infektuar me COVID-19 te Kukësi është konfirmuar edhe zëdhënësi i shtypit, Erjon Allaraj. Prej ditës së hënë tamponi e ka nxjerrë pozitiv dhe ndodhet i izoluar, ashtu si trajneri Gega dhe futbollistët Hetemaj dhe Cooper. KOMUNIKATË E KLUBIT – Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19. Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt”, njofton klubi verilindor në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME