Kulaç me arra dhe djathë
Përbërësit:
100 gr. kos
2 vezë
80 gr. gjalp
250 ml. qumësht
450-500 gr. miell
Pluhur pjekës
Kripë
80 gr. arra
150 gr. djathë
Përgatitja: Në një tas rrahim vezët shtojmë kosin, gjalpin e shkrirë, qumështin dhe i përziejmë të gjithë duke shtuar miellin e trazuar me pak pluhur pjekës. Shtojmë pak kripë dhe copëtojmë trashë me thikë arrat dhe i shtojmë në brum. Shtojmë djathin e copëtuar në kubikë të vegjël ose të thërrmuar dhe i bashkojmë mirë me brumin. Lyejmë tavën me gjalp dhe hedhim brumin në të dhe e nivelojmë mirë. Nëse kemi përdorur maja birre duhet ta lëmë brumin që të vijë për 1 orë. Vendosim kulaçin në furrë për ta pjekur në temperaturë 170ºC për 40 minuta.