Categories Kulture

Kjo është domethënia e shqiponjës dykrenore në flamurin shqiptar

Flamuri i Shqipërisë përveç që është shumë i vjetër vlerësohet si njëri ndër më të bukurit në mbarë botën.

Por, cila është domethënia e këtij flamuri, e ngjyrave kuqezi, e shqiponjës dykrenore?

Përgjigje në këto pyetje jep historiani Muhamet Mala, i cili thotë se përdorimi i shqiponjës si simbol në jetën politike por edhe atë fetare, i ka fillet qysh herët në histori. Sipas tij, shqiponja në vete ngërthen shumë elemente fisnike, çka e ka bërë atë simbol të adhuruar.

“Qysh herët në histori është përdorur shqiponja në jetën politike e fetare, tek kjo e fundit tek besimet pagane. Shqiponja në vete ngërthente shumë elemente fisnike. Ajo paraqiste krenarinë, lirinë e forcën. Në kohët antike madje thuhet se Zeusi ushqehej me qumështin e dhisë së Amalfit që ia sillte shqiponja, d.m.th. ishte ushqyese e zotëve… Mendohet se shqiponja ka qenë shpend, totem i adhurimit edhe në mitologjinë e Zeusit, e kjo edhe pse ka të bëjë me mitologjinë greke, lidhet edhe me sfondin pellazg. Shqiponjën e përdor edhe Pirroja i Epirit, madje në një rast kur korr një fitore në Itali luftëtarët i drejtohen me nofkën ‘shqiponjë’ ndërsa ai ua kthen: ‘Unë jam shqiponjë, por ju jeni krahët e mi’. Prandaj, ai e përdorte shqiponjën si simbol të madhështisë së tij. Shqiponjën e hasim edhe në Perandorinë Romake e atë Bizantine. Falë namit të tyre, besohet se është përhapur edhe tek popujt e tjerë”, ka deklaruar Malaj.

Sipas profesorit universitar, Skënderbeu e mori këtë simbol duke aluduar në Pirron dhe rëndësinë simbolike të shqiponjës.

“Shqiponjën e gjejmë edhe tek shteti i parë i Arbrit në vitet 1199-1216, kur pushtetin e ka Dinastia e Progonit me Gjinin dhe Dhimitrin. Ata ishin të vetëdijshëm për kontinuitetin historik dhe tentonin t’i përdornin simbolet që kishin krijuar një lloj tradite. Traditën e vazhdoi edhe shteti i Skënderbeut me shqiponjën e cila ishte stemë e Kastriotëve. Por, unë nuk mendoj që Skënderbeu atë e mori sepse ishte bizantine, sepse në ato vite Bizanti ishte në rënie e sipër. Ai e mori atë duke aluduar në Pirron dhe rëndësinë simbolikë të Shqiponjës. Përdorimi i saj nuk është i rastësishëm, por vazhdimësi e përdorimit të saj nga figura historike shqiptare. Përveçse strateg, Skënderbeu ishte edhe njeri i dijshëm”, deklaron Mala.

Versione të ndryshme nga historianë e studiues jepen edhe për simbolikën dykrenore të shqiponjës me dy koka.

“Disa mendojnë se simbolizon lindjen dhe perëndimin, përkatësisht shikimin kah lindja dhe perëndimi. Mirëpo, atë e kanë edhe popuj të tjerë. Në kuptimin simbolik e etnografik, simbolizon forcën e kontrollin nga të gjitha anët, mbajtjen nën kontroll të tërë hapësirës e shikimin. Pra, si shqiponjë dominuese që dominon nga të dy anët e ja japin edhe një forcë më të madhe mendore. Kështu e krijon edhe një simetri dhe duket më bukur. Por nuk ka shpjegim 100 % të saktë”, ka deklaruar Mala.

Sipas tij, ndërrimi i formës së shqiponjës në flamur gjatë viteve nuk nënkupton diçka që duhet theksuar, por kjo më shumë është bërë për arsye stilistike.

“Ju mund ta shihni se shqiponjën e ka simbol edhe policia. Por, shqiponja e cila simbolizon kombin shqiptar, pavarësisht se e ka ndryshuar formën, nuk e ka ndryshuar bërthamën apo esencën. Kjo mendoj se është bërë më shumë për arsye stilistike të cilat janë bërë në mënyrë institucionale e ligjore, që të duket më mirë. Bazike është ngjyra dhe përmbajtja”, është shprehur historiani.

Sa i përket ngjyrave të flamurit, Mala thotë se nuk ka ndonjë shpjegim të veçantë përveç asaj që e kuqja paraqet gjakun dhe e zeza, ngjyrën e shqiponjës. Por ai e jep edhe një shpjegim tjetër.

“Mos të dalim përtej rrafshit shkencor ku thuhet se e kuqja paraqet gjakun dhe e zeza-ngjyrën e shqiponjës. Por, duhet theksuar se e kuqja dhe e zeza përputhen dhe krijojnë kontrast të bukur, në aspektin artistik. Në aspektin historik, nuk ka shpjegim”, ka përfunduar ai. /zëri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME