fbpx
Kulture

L’Echo de Paris (1912) / Ismail Qemali – ministrave të Fuqive të Mëdha : “Ndërhyni që t’u jepet fund armiqësive greko-turke, përndryshe Shqipëria”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Shkurt 2020

“L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 29 dhjetorit 1912, në faqen n°3, një telegram të Ismail Qemalit drejtuar asokohe ministrave të Fuqive të Mëdha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një telegram nga kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare për fuqitë e mëdha

Nga korrespondenti ynë i veçantë) Romë, 28 dhjetor. Qemal Pasha, kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, i ftoi ministrant e fuqive të mëdha, nëpërmjet një telegrami, që të ndërhynin sa më shpejt, për t’u dhënë fund armiqësive midis Greqisë dhe Turqisë, “sepse zgjatja e luftës, thotë Qemal Pasha, do të shkaktonte në Shqipëri, gërmadha dhe plagë të të gjitha llojeve, dhe përfundimisht do ta dërgonte këtë vend të shkretë në rraskapitje dhe uri”. — C.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button