Categories Kulture

Lumi i Vlorës, perla natyrore dhe humane në zemër të labërisë

Lumi i Vlorës është një krahinë e tërë në zemër të labërisë që e ka marrë këtë emër nga lumi i Shushicës. Ky lumë kalon mes maleve të Cikes dhe Cipinit, nis udhëtimin e tij nga buronjat e Kucit dhe përshkon luginën me gjatësi 81.6 km.

Krahina e Lumit të Vlorës është e banuar prej me shumë se 2000 vitesh. Këtë e dëshmojnë gjurmët e lashtësisë që ne gjejmë sot përgjatë luginës. Banorët e kësaj krahine në mijëra vjet nuk e kanë braktisur zonën e tyre, por e kanë zhvilluar atë, sepse ajo zonë mbart në vetvete resurse të jashtëzakonshme natyrore. Këtu prodhohet ushqimi bio nga bujqësia dhe blegtoria, ajri është i pasur me oksigjen dhe uji i kristaltë.

Të gjitha këto e bëjnë këtë zonë kaq vitale dhe të kerkuar. Sot në këtë zonë pervec gjurmëve të lashtësisë, gjejmë edhe lulëzimin e bizneseve të gjelbera… I shoqëruam këto pamje me tingujt e cules dyjare jo rastësisht, por sepse ky është instrumenti tradicional i kësaj zone që ka shoqëruar jetën e këtyre banorëve në shekuj dhe sot ajo ngelet një nga gjerat më të rralla, specifike jo vetëm të zonës por dhe unike në të gjithë botën. Këto janë vetëm disa nga pasuritë qe mbart kjo zonë, të cilat i kemi përmbledhur në broshurën promovuese Lumi i Vlorës, për t’i dhënë jehonë në mbarë botën kësaj perle natyrore dhe humane për zhvillimin e turizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME