Categories Bota, Politike

Marrëveshja Serbi-Kosovë që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, Trump dekoron me medalje Grenell

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dekoruar të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me Medaljen e Sigurisë Kombetare.

“Ambasadori Richard Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve”, ka thënë Trump në vendimin e tij.

Njoftimin e ka bërë ambasadori Grenell përmes një postimi në rrjetin social Instagram. “Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të prosperuar. Kontributet e Ambasadorit Grenell në arritjen e këtij përparimi historik diplomatik në Serbi dhe Kosovë do të çojnë në një të ardhme më të ndritur për miliona njerëz”, është thënë në vendim.

Grenell u emërua i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi në tetor të vitit 2019, derisa po shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator, në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME