Categories Kulture

Paris–presse (1970) / Kërkesa e shqiptarit që mori peng avionin Boeing – 707 të Panam Bejrut – Nju Jork dhe të cilin e detyroi të ulej në Kajro : “Thuajini Nixonit që të largohet nga Vietnami dhe Kamboxhia dhe të mos i shesë Izraelit avionët Phantom.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Shkurt 2020

“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 24 qershorit 1970, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me veprimin dhe kërkesën e veçantë të një shqiptari që jetonte në Amerikë dhe që urrente presidentin amerikan Richard Nixon, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ekuipazhi i rrëmbyer nga një pirat i ajrit shqiptar që donte të hakmerrej ndaj Richard Nixon-it

Ekuipazhi i relaksuar në Orly (Paris) : Zotërinjtë. Stafford, bashkë-pilot, John Burn, kapiten, dhe Mac Cabe, inxhinier radio (nga e majta në të djathtë). – (Fotografi e “France-Soir”.)

Romë, e martë (A F.P., A.P., U.P.I.). – “Asnjë nga pasagjerët nuk e vuri re që avioni ishte rrëmbyer, gjithçka kaloi pa incidente.”, tha në ndalesën e Romës Zonjusha Veronika Ballman, nga Mynihu, një nga stjuardesat e Boeingut – 707 të Panam Bejrut – Nju Jork, i cili, dje, u mor peng në drejtim të Kajros nga një pirat i ajrit.

Bëhet fjalë për Hadji Hassan Xyaert (Haxhi Hasan Xhaferrin), 38 vjeç, shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara, ku ushtron profesionin e tregtarit të materialeve të ndërtimit, i cili shpjegoi gjestin e tij për urrejtjen që kishte ndaj Amerikës.

Ndërsa avioni me 134 pasagjerë dhe prej dhjetë anëtarësh të ekuipazhit fluturonte mbi Nikozi (Qipro), Xyaert (Xhaferri), i cili mbante një revolver të fshehur pas një çante udhëtimi, e detyroi Zonjushën Ballman të hapte kabinën e pilotazhit. Aty, ai urdhëroi kapitenin John Burn të fluturonte për në Kajro dhe shtoi: “Thuajini Nixonit që të largohet nga Vietnami dhe Kamboxhia dhe të mos i shesë Izraelit avionët Phantom.”

Pas uljes në Kajro, ndërsa policia egjiptiane i afrohej avionit, pirati qëlloi një herë në njërën prej dritareve të kabinës, dhe më pas u dorëzua pa rezistencë.

Hadji Hassan Xyaert (Haxhi Hasan Xhaferri) nuk ka kërkuar azil politik në Kajro. Midis pasagjerëve të Boeing-ut ishin njëmbëdhjetë punonjës të Departamentit të Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë një ministër këshilltar, Z. Thatcher. Ky i fundit nuk hasi asnjë vështirësi për kërkuar fluturimin e avionit, i cili vazhdoi rrugën për në Romë, Paris dhe Nju Jork.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME