Categories Kulture

“Preteksti i mbylljes së shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë nga qeveria turke”, çfarë shkruante L’Echo de Paris në 1910-ën

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Tetor 2021 “L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 11 shtatori 1910, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me pretekstin e mbylljes së shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë asokohe nga qeveria turke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Nga korrespondenti ynë i veçantë Kostandinopojë, 10 shtator. Një vendim i rëndë sapo është marrë nga qeveria turke. Ajo urdhëroi mbylljen e shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë, me pretekstin se shkronjat latine me të cilat mësohej gjuha shqipe në këto shkolla janë në kundërshtim me besimin mysliman dhe Kuranin.

Thuhet gjithashtu se shkolla të tjera shqiptare do të mbyllen. Me pak fjalë, është e sigurt se, pas ekspeditës në Shqipëri, shqiptarët nuk do të kenë më shkolla shqiptare, me plot fjalën, dhe as që do të lejohen të mësojnë gjuhën e tyre me shkronja latine.

Ne duhet ta krahasojmë këtë vendim me një tjetër të marrë, sipas gazetave të Smirnës, nga Ministria e Mësimit (Arsimit) Publik. Kjo e fundit, në fakt, ka ndaluar mësimin e gjuhës greke në shkollat turke, në vilajetin e Aïdinit.

Këtu kemi të bëjmë me një vendim thelbësisht të gabuar, sepse mënyra e vërtetë për të tërhequr jomuslimanët në shkollat turke, domethënë në ato të shtetit, është të mësosh aty gjuhët amtare të këtyre jomuslimanëve, duke ruajtur turqishten, natyrisht, si gjuhën e parë në shkollë.

Duket se, me këto vendime të gabuara, turqit duan ta bëjnë Evropën të besojë, krejt gabimisht, se ata kanë një plan sekret për të turqizuar racat e ndryshme të Perandorisë. — P.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME