Categories Kulture

Shkatërrimi i bustit të Mit’hat Frashërit, Pëllumb Xhufi: Mund të mendohej më mirë nëse e kishte vendin aty

Historiani Pëllumb Xhufi e cilëson një gjest të shëmtuar shkatërrimin e bustit të Mit’hat Frashërit. I ftuar në studion e lajmeve të MCN, Xhufi tha duhet të mendohej më mirë nëse busti e kishte vendin aty ku ishte vendosur, por shtoi se asgjë nuk e justifikon gjestin.

Shkatërrimi i bustit të Mit’hat Frashërit, Pëllumb

Duke vijuar më tej, Xhufi tha se vendimmarrësit duhet të pyesin historianët kur të ngrenë në piedestal një figurë historike.

“Padyshim gjesti është i shëmtuar jo vetëm ndaj Mid’hat Frashërit që ka merita të veçanta sidomos për një periudhë kohore që nga pavarësia deri në 1925 kur mbylli karrierën si përfaqësues i Shqipërisë në Athinë.

Shkatërrimi i bustit të Mit’hat Frashërit, Pëllumb

Si shumë personalitete pati luhatjet dhe ka të drejtë të shkruhet. Në gjykimin tim ka shkelur dhe në gjërat që i kishte të shenjta. Mund të mendohej më mirë, nëse e kishte vendin aty apo dikur tjetër, ajo treshja për mua është e shenjtë. Treshja i përket një epoke tjetër, një brez përpara dhe mund të vendosej diku tjetër, por kjo nuk e justifikon gjestin, është gjest fanatikësh.

Shkatërrimi i bustit të Mit’hat Frashërit, Pëllumb

Vendimmarrësit tanë duhet të mendohen për këto gjëra, kur e vendosin një figurë në piedestal, apo kur e heqin, duhet të pyesin historianët. Duhet gjetur vendi i duhur. Loja duke hedhur varret me dinamit është makabre.

Mos diskutojmë figurën, pasi mund të kem rezerva, por ai ka mbrojtur çështje çame si askush, ka mbrojtur pavarësinë e shqiptarëve dhe në Konferencën e Paqes në 1919 ka dhënë kontributi të jashtëzakonshme”, tha ai.

Shkatërrimi i bustit të Mit’hat Frashërit, Pëllumb

Më tej, Xhufi tha se ai bashkë me disa kolegë po përgatisin një tekst me disa vëllime për historinë e shqiptarëve, por në ndryshim nga ato paraardhëset teksti do të ketë risi:

“Unë me kolegë të tjerë kemi prioritet realizmin e historisë së shqiptarëve, një tekst me disa vëllime që do të trajtojë në mënyrë shkencore dhe me risi në krahasim me tekstet e mëparshme. Kjo do jetë e veçantë pasi do të jetë e pajisur dhe me ‘footnote”. Referenca, do të citohet burimet më të mira, arkivore dhe bibliografike të cilat e kanë vendin aty dhe i japin përgjegjësi asaj që shkruhet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME