Categories Kulture

Stamboll (1908) / Klubi “Bashkimi shqiptar” : Vendi i krijimit, pjesëmarrësit, qëllimi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Tetor 2022

Stamboul” ka botuar, të shtunën e 29 gushtit 1908, në ballinë, një shkrim në lidhje me krijimin e Klubit “Bashkimi shqiptar” në Stamboll, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Bashkimi shqiptar”. — Dje pasdite, fisnikët shqiptarë u takuan në zyrën sipër lokalit Yanni, në Pera. Ata hodhën themelet e një shoqate me emrin “Klubi i Bashkimit shqiptar”.

Ishin të pranishëm : Prenk Bib Dodë Pasha, Fazil Pashë Toptani, Halil Pashë Gjirokastra, Nexhet Pashë Vlora, Mehmet bej Frashëri, Çako efendiu, Shukri beu, Partew beu, Mexhi efendiu, Dr. Rifat bej Frashëri, Sulejman bej Korça, Hysen bej Vrioni, Dr. Xhmal beu, Sulejman bej Delvina, Mustafa beu, Filip Noga efendiu, etj.

Qarkulluan një listë abonimesh për të mbledhur fondet e nevojshme për zgjedhjen e një ambienti dhe mobilimit të tij. Totali i kësaj liste të parë mblodhi 120 lira turke.

Eqrem bej Vlora u emërua përkohësisht si arkëtar.

Zgjedhja e një lokali (zyre) do të rregullohet shumë shpejt. Menjëherë do të takohen sërish për të bërë aranzhime të reja me synimin për të hapur një abonim, të ardhurat e të cilit do të synohen pjesërisht për të ndihmuar shqiptarët në nevojë që banojnë në Kostandinopojë dhe pjesërisht ata që ndodhen jashtë vendit.

Komiteti shqiptar nis me punë filantropike. I urojmë “Bashkimit shqiptar” jetë të gjatë dhe begati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME