Categories Sport

Kumbulla i pafat, nuk luan më këtë sezon

Një lajm jo i mirë për Romën dhe Shqipërinë. Mbrojtësi Marash Kumbulla ka humbur pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi që pësoi në ndeshjen me Andorran që e detyroi të largohej nga grumbullimi për t’u rikthyer në Itali.

Në kontrollet e zhvilluara në mënyrë të detajuar, u konfirmua një dëmtim në meniskun e djathtë për mbrojtësin shqiptar dhe duhen të paktën 3 muaj për t’u rikthyer në fushë.

Në këtë mënyrë në pamundësi për të zbritur sërish në fushë, Kumbulla humbet pjesën e mbetur të sezonit me Romën në Serie A dhe në Europa League e në anën tjetër nuk do të ketë mundësi të grumbullohet as në Qershor për miqësoret që do të zhvillojë Shqipëria ndaj Uellsit dhe Republikës Ceke.

Ky dëmtim mbyll një sezon shumë të pafat për lojtarin shqiptar i cili edhe nuk ka luajtur shumë me Romën, fillimisht për shkak të problemeve të vogla fizike e më pas kur u infektua me Covid duke mbyllur sezonin 2020-2021 me 1593 minuta në fushë dhe 2 gola të realizuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME