Categories Lajme

Kunati i vi.ktimës në Fier tregon dinamikën e ngjarjes: E kishin hedhur në një pusetë 15 m të thellë

Laze Saliaj, kunati i 50-vjeçares, Drita Saliaj, shprehet i tronditur nga vrasja makabre e saj. Për Ora News, ai tregon se viktima prej një muaji jetonte vetëm në banesë, pasi i shoqi kishte shkuar në Greqi që në nëntor. Si duket edhe 3 autorët e grabitjes, mes tyre një kushëri i afërt i burrit të viktimës (djali i djalit të xhaxhait), kanë shfrytëzuar këtë rast për kryer grabitjen e banesës. Por pasi kanë hasur në rezistencën e gruas e kanë lidhur me litar dhe hedhur në rezervuar. Krimi i rëndë ka ndodhur me 5 janar por u zbulua vetëm pasditen e sotme, 7 janar. “Është hedhur në një pusetë 15 metër të rezervuarit. Rezervuari ndodhet rreth 7 km larg shtëpisë dhe vetëm me makinë mund të transportohej” tregon kunati i viktimës. Ai tha se bashkëshorti i viktimës ka udhëtuar me urgjencë drejt Fierit sapo e kanë njoftuar për ngjarjen e rëndë. “Ka mbërritur në Tiranë me avion është duke ardhur me taksi në Fier”. Edhe gruaja e Lazes, Mjaftoni Saliaj, thotë se ngjarjen e morën vesh nga policia.

“Ishim në gjumë dhe u trembëm kur mori policia.Iku burri në 1:20 dhe erdhi në 7 të mëngjesit. Njoftova djemtë e saj. Ajo e shkreta nuk kishte asgjë, të gjitha lekët i kishte në bankë.Ajo shiti lopët, dhentë dhe kanë menduar se i mbante lekët brenda.Ai djali i kunatit është shumë i keq, 16 vjeç thonë po është 18.Edhe ai Sidi Shehu nuk e di si arriti në atë gjendje”. Gruaja tregon se “kunatën e kishin lidhur dhe e kishin mbytur me shallë. Kishin thyer gota, sikur kishte rënë bombë. Kam 5 orë që kam ardhur dhe se kam rregulluar dot shtëpinë ashtu si e kishin katandisur”. Mjaftoni flet edhe një marrëdhënie të ndërlikuar në vijimësi me familjen e kushëririt. “Babai i tij që është në burg tani në Berat më ka rrahur kunatin. U kap në shtator për drogë. Ai rrahu kunatin për zënka të vogla.”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit: L. S., 16 vjeç (kushëriri), banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME