Categories Lajme

‘Kur dëgjova armën ndalova’/ Zbardhet dëshmia e 63 vjeçarit që mori 2 plumba në makinë

Biznesmeni 63-vjeçar Lulzim Masha, ka shpëtuar mirë pasi ka qenë duke lëvizur me makinën e tij te Liqeni i Thatë, kur një person i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të makinës së tij, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz me drejtues shtetasin Lulzim Masha, administrator i shkollës private Uillson, i cili udhëtonte i vetëm.

Në dëshminë e tij në polici, 63 vjeçari ka theksuar se ai po kalonte pranë një sherri që po ndodhte mes dy tre çunash dhe vetëm kur ka dëgjuar armën ka ndaluar dhe ka vënë re se makina e tij ku po udhëtonte kishte marrë dy plumba.

‘Jam në komisariat më kanë thirrur policia. Aty po ziheshin nja dy tre çuna të rinj, po kaloja aty se shkoj për punë. Kur dëgjoj armë bam-bam. Hap krahun unë dhe shoh se dy plumba kishin marrë dhe makinën time. Jo jo, sulmi nuk kishte lidhje. Ndalova në atë kohë kur policia ishte afër se dëgjoi zhurmën dhe shoh se ata të rinj po iknin vrap’, ka thënë 63-vjeçar për News 24.

Policia ka njoftuar më herët se një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit  tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin Lulzim Masha, 63 vjeç,  i cili udhëtonte i vetëm.

‘Tek nënkalimi i Liqenit të Thatë, rruga kur shkon për tek pedonalia e liqenit, dyshohet se  një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit  tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin Lulzim Masha, 63 vjeç,  i cili udhëtonte i vetëm’, bën të ditur burime nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME