Categories Lajme

Prokuroria e Krujës i kërkon Gjermanisë ekstradimin e Genci Tafilit

Prokuroria e Krujës, ka dërguar në ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të  Genc Tafilit i dënuar me 25 vite burgim për akuzën e vrasjes së Arben Zylyftarit në vitin 2000 në Shkodër.

Kërkesa për ekstradimin e Tafilin, vjen në një kohë kur autoritet Gjermane kanë njoftuar drejtësinë Shqiptare, se në 31 dhjetor 2021, kanë arrestuar në aeroportin e Frankfurtit, Genc Tafilaj.

Që prej 27 Majit 2021, gjykata e Apelit në Tiranë, vendosi të rrëzojë vendimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, që lironte nga burgu Tafilin me kusht.

Vendimi i Apelit, refuzoi “faljen” e 3 vite e 3 muaj burgim të pashlyer, dhe për pasojë solli lëvizjen e prokurorisë së Krujës, për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Genc Tafilit.

Në vitin 2018, Genc Tafili u lirua me kusht nga gjykata e Krujës, e cila i fali 3 vite e 3 muaj burgim. Por pas dy vite e gjysëm në lirim me kusht, tashmë Genc Tafili, është riarrestuar sërish, ku do ti duhet të vuajë dhe pjesën tjetër të dënimit të pashlyer në burgjet Shqiptare.

Ndaj për të ekzekutuar këtë vendim, prokuroria e Krujës përmes ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Jashtme, i kërkon autoriteteve të drejtësisë Gjermane, që të ekstradojnë në Shqipëri, Genc Tafilin./ORA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME