Categories Sport

“Kur do ta lësh atë dreq vrapi?!”, Luiza Gega zbulon planet për t’u bërë nënë

Atletja e njohur, Luiza Gega, ka folur në lidhje me planet e saj për të krijuar një familje, të cilat kushtëzohen nga karriera e saj si sportiste.

Gega gjatë intervistës u shpreh se ajo vjen nga një familje e madhe, ku ka mbështetjen e motrave, përveç mamit, e cila dëshiron që e bija të krijojë familje.

Luiza tha se për momentin është e fokusuar te karriera e saj, e cila i jep shumë emocione dhe adrenalinë. Gjithashtu shtoi se kur të mbyllë karrierën sportive, ajo do të fokusohet në krijimin e familjes.

Pjesë nga intervista:

Familja çfarë të thotë? E ke mbështetjen e tyre?

E kam mbështetjen e tyre, sidomos të motrave. Përveç mamit. Është krenare në çdo aktivitet timin, por si gjithë prindërit i vjen shumë keq kur unë lodhem. Apo kur më merr ndonjëherë kur jam në stërvitje, në fakt po bëj një vrap relaks pas stërvitjes dhe që unë kam mundësi të përgjigjem, ‘prapë vrap po bën ti? Po kur do e lësh atë dreq vrapi’. Ose ka shumë dëshirë që unë të mbyll karrierën e sportit dhe të vazhdoj një cikël tjetër të jetës, të familjes.

Po Luiza vetë e ka menduar këtë pjesë?

Unë vij nga një familje e madhe. Ne jemi 5 fëmijë. E unë familjen e shoh shumë të rëndësishme. Patjetër që e kam menduar, por kjo që bëj është shumë më e fortë, është një pasion që është rritur ndër vite. Thashë, kurrë nuk e kam menduar, por emocionet që më jep dhe adrenalina që më jep ky sport, nuk jetoj dot. Shumë njerëz nuk e kuptojnë dot një pasion të tillë, se është një stërmundim.

Kur t’a mbyllësh këtë karrierë sportive, hapi tjetër i rëndësishëm për ty është krijimi i familjes?

Po, patjetër. Nuk është se e kam problem se kur do të ndodhë, por dua patjetër që të ndodhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

LISTA ME 27 EMRAT/ Sylvinho shpall skuadrën shqiptare të kompionatit evropian

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho bëri publike listën e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Laçi-Flamurtari/ Shtangen vendasit, vlonjatët rikthejnë baraspeshën (VIDEO)

Laçi pret Flamurtarin në takimin e vlefshëm për finalen e “play-out”-it të Kategorisë Superiore. Fituesi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rekordi i Vllaznisë së femrave, 11 herë radhazi kampione e Shqipërisë

Vllaznia e femrave nuk njeh rivale në kampionat. Vajzat shkodrane fituan në finalen e “Final…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME