Categories Lajme

Kur do të hapen Universitetet? Përgjigjet kryeministri Edi Rama

A do të qëndrojnë Universitetet të mbyllura deri në pranverë? Kësaj pyetje kryeministri Edi Rama nuk i dha dot një përgjigje para studentëve. Ai tha se është shumë herët për të folur për këtë çështje pasi situata e Covid-19 mund të ndryshojë brenda ditës dhe deri më tani jemi hasur me vendimmarrje të momentit të fundit.

“Nuk jemi në një situatë normale kur vendimet duhet të lajmërohen shumë kohë më përpara. Faktikisht vendimi është marrë pak ditë para se të hynte në fuqi por siç mund të themi këtë duhet të themi edhe tjetrën se është e kotë të bëjnë spekulime se deri kur do qëndrojë kështu situata”, u shpreh Rama. Ai tha se po diskutohet ulja e paketave të internetit ndërsa përjashtoi mundësinë e zhvillimit të mësimit në shkolla në kushtet aktuale të pandemisë së Covid-19.

“Informacionet që unë kam është që edhe aty është mundësia. Por nuk është e njëjta gjë si të shkojnë në shkollë dhe të kishin kontakte me pedagogët. Në këtë situatë të jashtëzakonshme nuk kemi shumë zgjidhje dhe duhet ndjekim këto rrugë që kemi.

Mund ta shtrojmë për diskutim uljen e paketave të internetit për të parë se sa do të jetë e mundur në këtë fazë. Ne kemi përfshirë në buxhetin e vitit 2021 një ndihmë direkte për familjet në nevojë jo të lidhura me Covidin por për marrjen e dyfishit të ndihmës së zakonshme ekonomike”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME