Categories Lajme

Kur edhe një truproje harron pistoletën në…!

Një polic britanik, i ngarkuar me detyrën për të mbrojtur David Cameron-in, harroi pistoletën e tij dhe pasaportën e ish-kryeministrit në tualetin e avionit, duke shkaktuar panik, sipas shtypit britanik. Policia bëri të ditur se ishte në dijeni të këtij incidenti, që ndodhi gjatë një fluturimi për në Britaninë e Madhe, më 3 shkurt. “Oficeri në fjalë është larguar nga posti i tij i shërbimit”, njoftoi Scotland Yard, duke shpjeguar se çështja është marrë shumë seriozisht dhe se ka filluar një hetim i brendshëm. Arma, një pistoletë gjysmautomatike, tip ”Glock 19”, e mbushur, u gjet pak para ngritjes së avionit nga Nju Jorku drejt Londrës nga një pasagjer, i cili, i tronditur, njoftoi ekuipazhin e avionit. Përveç armës, truproja kishte harruar edhe pasaportën e tij dhe atë të David Cameron-it.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME