Categories Lajme

“Kur kam lekë, ha bukë,Kur s’kam, bëzhdilë”, Xhemal Balliu, i lënë në harresë flet për jetën e tij

Një histori e pazakontë dhe mjaft tronditëse është shfaqur prej disa vitesh ne fshatin Brret të Krujës. Familja e Xhemal Balliut qëndron e strehuar në një banesë të braktisur së bashku me tre anëtarë të familjes, të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Më shumë se një vit, kjo histori është sjellë ne Tv Fax News, pas së cilës kreu i Bashkisë Krujë premtoi zgjidhje të këtij problemi, por pas apelit të Tv Fax, ky premtim i dhënë u harrua.

Xhemal Balliu është kryefamiljari, i cili dhe moshën e tij nuk e njeh, ndërsa pranë ka vajzën e tij Dëshira, e rënduar nga problemet shëndetësore dhe mendore, nënë e disa fëmijëve pa e ditur babain e tyre, nga të cilët jeton vetëm një vajzë e cila qëndron në kujdesin e një fondacioni.

Për televizionin Fax News rrëfen se vajzat i dhunojnë seksualisht njerëz të panjohur dhe papritur marrin vesh që kanë mbetur shtatzënë. Njërën prej vajzave, Lindita ka qenë në Shkodër dhe tani e kanë kthyer sërish në banesë. Ndërsa për vajzën tjetër, Dëshirën, thotë se ka 2 fëmijë. I pyetur se kush është burri i saj, Xhemal Balliu thotë: “Kush e ka zënë, ja ka vu edhe… Nuk dihet kush është dhe mirupafshim, del me barrë.”

Xhemali ka rritur në të tilla kushte siç dhe shihen sot një tjetër fëmijë, djalin që ka humbur jetën në kushtet e rënda të jetesës. Në këtë banese jeton dhe Meme Balliu bashkëshortja e Xhemalit dhe nëna e Dëshires, vajzës e cila thith llullën me duhan me një veshje te çrregullt, thuajse në kushtet e mesjetës. Asnjë ndryshim me apelin e dhënë nga Fax, një vit më parë ndërsa drejtuesit nga Bashkia heshtin. “Kjo s’ka bukë me hangër. Për darkë ka pru plaka do speca. Qe buka… ka qysh parmbrëmë. Vetëm atë bukë ha kur kam lekë, kur s’kam ha bëzhdilë”, tha Balliu.

Për këtë çështje kanë ndërhyrë dhe drejtuesit e Bashkisë së Krujës disa vite më parë, në ministrinë e Punës dhe  çështjeve sociale por nuk kanë marrë ndonjë veprim për t’i larguar nga kjo skëterrë ku ata banojnë dhe këtyre ngjarjeve shokuese. Kjo familje duhej dërguar në një organizatë e cila kujdeset për këtë kategori njerëzish, institucione rehabilituese, por ka qenë neglizhencë e këtyre institucioneve dhe ende kjo familje jeton në të njëjtin fshat vetëm me ndihmën e bashkëfshatarëve të cilët kujdesen sado pak për ta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME