Categories Lajme

Kur një i çmendur nuk e pret dot semaforin e kuq…”, policia me “dorë të hekurt” ndaj qindra shoferëve (Video)

Policia Rrugore ka ndëshkuar një sërë shoferësh përgjatë kësaj jave, të cilët janë kapur me shkelje të ndryshme në rrugët e kryeqytetit.

Të denoncuar nga qytetarët, kanë marrë ndëshkim plot 546 shoferë, të cilët akuzohen për qëndrim të mjetit në vendin e gabuar, për mosrespektimin e semaforit, për parakalim pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit, si dhe për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Komisariati Dixhital, 112-ta dhe adresa të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, në dispozicion të qytetarëve, për të denoncuar paligjshmëri.

Krahas kontrolleve policore në terren, vijon bashkëpunimi me qytetaret, të cilët çdo ditë e më shumë adresojnë shqetësimet dhe ankesat e tyre, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, në numrin e emergjencave 112 dhe adresa të tjera zyrtare të vëna në dispozicion nga Policia e Shtetit.

Në të gjithë vendin, gjatë kësaj jave, vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë denoncuar nga qytetarët 546 raste, për drejtues mjetesh që shkelin semaforin, që nuk u japin përparësi këmbësorëve në semafor apo në vendkalimin e tyre, drejtues mjetesh që nuk durojnë dot në radhë, por parakalojnë në mënyrë të gabuar, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe burim për aksidente rrugore, drejtues mjetesh që pushojnë mjetet mbi trotuare, në vendkalime këmbësoresh apo qëndrojnë në rresht të dytë dhe vende të tjera të rezervuara, duke shkaktuar shqetësime dhe konfuzion në trafik.

Duke vlerësuar shqetësimet dhe bashkëpunimin me qytetarët në funksion të rregullit dhe sigurisë, efektivet e Policisë Rrugore dhe ata të patrullave të përgjithshme në të gjithë vendin, kanë verifikuar dhe proceduar në çdo rast që janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. vetëm përgjatë kësaj jave, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ankesave të tyre, janë verifikuar dhe proceduar administrativisht:

• 387 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar;

• 14 mjete për shkelje të semaforit;

• 92 mjete për parakalim dhe pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit;

• 53 mjete për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimin e tyre.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e manifestuar dhe fton sërish cilindo që konstaton apo ndeshet me paligjshmëri, jo vetëm në fushën e qarkullimit rrugor, por për çdo veprim tjetër qe është i dënueshëm, të denoncojë në Komisariatin Dixhital, në numrin 112 e në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm ligjor.

#TëGjithëBashkëPërSigurinë
# DenoncoPaligjshmërinë
# KontribuoEdheTi/balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME