Categories Lifestyle

Kura me vaj ulliri dhe lule kamomili për pastrimin e gjakut

Kamomili është një bimë e cila që në lashtësi është përdorur për të kuruar sëmundje nga më të ndryshmet.

Vetitë janë të shumta, duke nisur nga problemet me lëkurën e deri tek pastrimi i enëve të gjakut.

Një studim i ri, të cilit i referohet edhe AgroWeb.org, sugjeron se kamomili mund të parandalojë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Diçka e tillë ndihmon në parandalimin dhe lehtësimin e komplikimeve që sjell sëmundja e diabetit.

Lulet e kamomilit janë përdorur për çajra qetësues, dhe për të luftuar ankthin e stresin.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju sjell një kurë me dy përbërës që mund t’i gjeni fare lehtë.

Vaji me lule kamomili, ndihmon të gjithë sistemin kardiovaskular.

Ai lehtëson qarkullimin e gjakut, e pastron atë nga ngurtësimet e qelizave të gjakut (tromboza) dhe përshpejton procesin e oksigjenimit të tij.

Si të përgatisim vajin me lule kamomili
Për këtë kurë mund të përdorni lule kamomili të thara. Mund t’i blini në farmacitë bimore, ose të përdorni kamomilit të freskët.

Nëse përdorni kamomil të freskët, duhet të këpusni lulet nga pjesa tjetër e bimës.

Në një kavanoz të madh qelqi, hedhim gjysëm litër vaj ulliri ekstra të virgjër, më pas shtojmë rreth 3-4 lugë të plota gjelle me lule kamomili.

AgroWeb.org ju këshillon që me ndihmën e një luge të përzieni përbërjen, në mënyrë që lulet të jenë të zhytura plotësisht në vaj.

Më pas e mbyllim kavanozin me kapak dhe duhet ta vendosim në një vend me dritë.

Përbërjen do ta lini kështu për dy javë, në këtë mënyrë lulet e kamomilit do të kenë lëshuar të gjitha enzimat e tyre tek vaji i ullirit.

Si të ruani dhe ta konsumoni vajin me lule kamomili
Pasi të kenë kaluar dy javë, kullojmë lulet e kamomilit dhe vajin e hedhim në një tjetër enë qelqi.

Këtë përbërje ruajeni në një vend të freskët, ose në derën e frigoriferit.

Këshillohet që të konsumohet një lugë gjelle esëll në mëngjes, të vazhdohet kështu derisa të ketë mbaruar përbërja./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME