Elefantët janë veshur si Babagjyshi për t’u dhënë dhurata dhe karamele nxënësve në Tajlandë. Kjo është një traditë e përvitshme për Krishtlindje në vendin kryesisht budist. Festimi i Krishtlindjeve në shkollën Jirasartwitthaya në Ayutthaya vazhdon prej 15 vitesh. Këtë vit katër elefantë dhe pronarët e tyre, gjithashtu të veshur si Babagjyshi shkuan në shkollë dhe u shpërndanë dhuratat fëmijëve. Por nuk shpërndahen vetëm dhurata. Nxënësit dhe elefantët bëhen bashkë dhe formojnë një penë Krishtlindjesh. Kafshët gjithashtu dhanë shfaqje për nxënësit. Tajlanda është 98% budiste, por feston Krishtlindjet si pjesë e sezonit të festave të fundvitit.







