Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Shkurt 2023

Dashi

Për fat te mire jeta juaj ne çift do jete shume me e animuar sot. Do bëni edhe gjera te cilat me pare as nuk i mendonit ose ju dukeshin te tepruara. Kur zemra flet asgjë nuk e ndalon dot. Beqaret gjithashtu do realizojnë takimin qe e kane pritur prej kohesh. Lidhur me financat duhet thënë se nëse do dini t’i vini fre vetes çdo gjë ka për te ecur mire dhe nuk do keni tronditje.

Demi

Nuk do mund te jeni aspak te qete sot ju te dashuruarit pasi yjet do i keni kundër gjithë kohës. Debatet me partnerin do jene te vazhdueshme, madje edhe për gjera te kota. Beqaret do bëjnë mire te dalin ne kohen e lire dhe jo te mbyllen ne shtëpi, pasi vetëm ashtu do mund ta gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar do jeni te palogjikshëm dhe duke shpenzuar pafund mund te keni probleme shume shpejt.
Binjaket

Jeta juaj ne çift do marre drejtimin e shumëpritur gjate kësaj dite. Jupiteri do ndikoje pafund dhe do ju nxisë t’i shprehni ndjenjat dhe te përgatisni edhe surpriza për atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë disa takime, por do duan me shume siguri për te hedhur hapa me tutje. Ne planin financiar yjet do ju këshillojnë mire dhe do e mbani gjithë kohës situatën nen kontroll.

Gaforrja

Do jeni rivale te forte me partnerin tuaj sot, por kjo gjithmonë për mire. Secili do mendoje te beje surprizën me te bukur dhe do mundohet qe çdo çast te jete sa me emocionues. Shfrytëzojeni çdo moment sikur te ishte i fundit. Beqaret do kenë flirte interesante, por asgjë me shume sesa aq. Buxheti do jete goxha i mire. Do dini si ta organizoni atë dhe çdo shpenzim do e bëni me llogari.

Luani

Për te dashuruarit kjo e sotmja ka për te qene një dite e qete e mbushur me ngrohtësi dhe sensualitet. Buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohen ne fytyrën tuaj. Beqaret do merren me gjera me te rëndësishme sesa kërkimi i dashurisë kështu qe statusi edhe sot do mbetet i njëjtë. Financat do kenë aq shume përmirësime saqë do ju duket edhe vete çudi për ndryshimin e menjëhershëm.

Virgjeresha

Mundohuni qe, edhe nëse do keni shume pune, te mos e lini pas dore partnerin tuaj gjate kësaj dite. Here pas here ai do ketë vërtet nevoje për mbështetjen tuaj dhe për disa fjale te ngrohta. Beqaret do i bëjnë te gjitha përpjekjet për ta tërhequr pas vetes një person qe pëlqejnë dhe do ja arrijnë qëllimit. Gjendja e financave ka për te qene e mire dhe mund te bëni edhe investime me te mëdha.

Peshorja

Sot do i mendoni gjerat me shume kujdes ju te dashuruarit dhe do ngrini edhe pikëpyetje për jetën ne çift. Nëse keni ndonjë dyshim me e mira do jete te flisni hapur me partnerin sesa t’i mbani ato përbrenda apo te bëni gjera fshehurazi. Beqaret do kenë takime, por përveç aventurave nuk do ketë asgjë me shume. Ne planin financiar do keni sukses me shumice.

Akrepi

Për te dashuruarit kjo ka për te qene një dite e zakonshme dhe pa ndonjë emocione me tepër nga me pare. Mundohuni te paktën te mos debatoni për gjera pa vlere. Për beqaret do jete dite e shkëlqyer. Ata jo vetëm qe do kenë takime, por mund te ndihen edhe gati për te filluar lidhje pasionante. Buxhetin, me pak mundim, do arrini ta mbani gjithë kohës te stabilizuar.

Shigjetari

Dita e sotme nuk do jete shume e mire për ata qe janë ne një lidhje sidomos mëngjesi dhe dreka. Mund te lindin debate sidomos për shoqërinë qe frekuenton gjithsecili. Beqaret do ndihen me gati se kurrë për te filluar edhe ndonjë aventure kalimtare vetëm qe te mos qëndrojnë me vetëm. Financat nuk do jene aspak te këqija. Me pak durim dhe këmbëngulje mund te arrini edhe ndonjë përmirësim.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme gjate kësaj dite. Merrni sa me shpejt disa masa ne mënyrë qe situata te konsolidohet dhe te vijnë përmirësimet. Beqaret do kenë takime, por nuk do ndihen shume te sigurte sa për te hedhur hapa me tej. Ne planin financiar do ju duhet te merrni masa drakonike ne mënyrë qe gjendja te ketë përmirësime.

Ujori

Planetët do e mbrojnë gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift dhe nuk do lejojnë për asgjë çast qe mes jush dhe partnerit te ketë debate apo mosmarrëveshje. Edhe beqaret kane për te pasur një dite goxha te mire. Jeta e tyre do marre rrjedhën e shumëpritur. Financat me vështirësi do i menaxhoni sepse kufizimi i shpenzimeve nuk është pika juaj me e forte. Me pak mundim , por do ja dilni ta mbani situatën nen kontroll.

Peshqit

Merkuri do ju beje me romantike gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene shume me e bukur dhe emocionuese. Beqaret nuk do preferojnë për asnjë moment te dalin me personat qe do i ftojnë duku humbur kështu mundësi te shkëlqyera. Buxhetin jo vetëm qe do e menaxhoni me kujdes, por do gjeni edhe mënyrat me te mira qe shume shpejt gjendja te përmirësohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME