Categories Kuriozitete

Rikthehet folezimi i lejlekut në fushën e Maliqit, pas 50 vitesh

Shoqata “Shpendët e Shqipërisë” ndau sot lajmin e rrallë për rikthimin e foleizmit të lejlekut në fushën e Maliqit, dikur këneta e Maliqit, për herë të parë në së paku 50 vitet e fundit

Ky lajm erdhi si rezultat i një hulumtimi të ndërmarrë nga “Shpendët e Shqipërisë” që prej pranverës së këtij viti.

“Ky hulumtim u motivua, duke marrë për bazë faktin që në fillim të këtij sezoni folezimi, lejleku u vërejt në jo pak zona të vendit, dikur zona folezimi”, – thekson shoqata.

“Shpendët e Shqipërisë” nxiti dhe udhëzoi vullnetarë dhe kontakte të saj për të bërë hulumtime mbi folezimin e llojit në disa zona, përfshirë këtu edhe fushën e Maliqit.

Falë këtij hulumtimi, u arrit të vërtetohej folezimi i lejlekut në fushën e Maliqit si dhe të gjendej edhe foleja, ndërkohë që nga kjo zonë kemi raportime edhe për 2 fole të tjera të këtij lloji, që do ta çonte në 3 numrin total të foleve të lejlekut në fushën e Maliqit dhe në 9, numrin e foleve në nivel vendi.

Sipas shoqatës, vullnetarët kanë filluar punën për vërtetimin e informacionit dhe gjetjen e 2 foleve të tjera.

Lejleku është një prej shpendëve më të rrezikuar në vendin tonë, me një popullatë folezuese prej vetëm 7 çiftesh, marrë për bazë edhe gjetjen e fundit të saporaportuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor, e Martë 7 Maj 2024

Dashi Ata qe janë ne një lidhje do e përmirësojnë jetën e tyre sentimentale dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Maj 2024

DASHI Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME