Categories Kuriozitete, Showbiz

Shiten për 113,000 dollarë letrat që Princeshë Diana i dërgoi mikut të saj

Një koleksion i shënimeve, letrave dhe kartolinave të shkruara me dorë të Princeshës Diana, janë shitur në ankand në Mbretërinë e Bashkuar për një shumë marramendëse prej 82,000 £ (rreth 113,000 dollarë).

Letrat, të gjitha dërguar mikut të familjes Roger Bramble, ishin shkruar midis viteve 1990 dhe 1997 dhe kaluan 24 vjet të fshehura në një dollap në shtëpinë e familjes Bramble, raporton “Yahoo!life”.

Ndërsa letrat prekin disa nga aspektet më të vështira të jetës së Diana-s, përfshirë divorcin e saj nga Princi Charles, luftën me shëndetin mendor dhe presionin e medias me të cilin u përball, ato gjithashtu zbulojnë personalitetin e saj qesharak, argëtues.

Në një deklaratë, familja Bramble tha: “Ne kemi qenë të shqetësuar për portretizimet bashkëkohore të Dianës që mund të bëhen në mendjet e publikut. Ne besojmë se këto letra zbulojnë se ajo ka qenë një qenie njerëzore e dashur, e kultivuar dhe e mrekullueshme dhe se publikimi më i gjerë mund vetëm t’i japë një meritë më të madhe autores së tyre.”


Në një letër drejtuar Roger Bramble, e datës 19 tetor 1995, Diana i referohet me shaka Mbretëreshës si “Shefja” dhe kjo mund të jetë arsyeja pse u shit për 8,700 paundë (rreth 12,000 dollarë). Duke falënderuar Bramble (atëherë Lord i Lartë Sherif i Westminster) për drekën në restorantin e Londrës, Bibendum, ajo kërkon falje që vonoi atë për një takim me Mbretëreshën.

“Unë shpresoj vetëm që mbërritja juaj në Westminster Abbey të ketë qenë para Shefes (Mbretëreshës) dhe nëse jo, unë pres që të jem përmendur në justifikime,” shkruante Diana.


Një shënim i gushtit të vitit 1996, në të cilin Diana falënderon Bramble për një drekë që e shpërqendroi nga divorci i saj me Princin Charles, është shitur në ankand për 7,800 paundë (rreth 11,000 dollarë).

Në një tjetër, të vitit 1992, princesha reflekton për “javën e tmerrshme” pas botimit të biografisë së Andrew Morton për të. Letra u shit për 1,350 £ (rreth 2,000 dollarë).

Një kartolinë Krishtlindjesh, që përmbante një foto të Dianës, Princit William dhe Princit Harry, u përfshi gjithashtu në koleksion.


Fansat e Diana-s nga Britania e Madhe dhe SHBA dhanë oferta të shumta për letrat, sipas Mimi Connell të Ankandit David Lay.

“Njerëzit thjesht e duan Dianën, ajo ishte jashtëzakonisht e njohur,” tha Connell, sipas Tatler. “Ju mësoni shumë më tepër për të si person nga leximi i këtyre letrave. Ju shihni karakterin, personalitetin e saj dhe inteligjencën.”

Të ardhurat nga ankandi do të ndahen midis katër organizatave kulturore me të cilat Diana ishte lidhur: Baleti Kombëtar Anglez, Orkestra Simfonike e Muzikantëve të Rinj, Opera Rara dhe Fondi Ndërkombëtar i Endowment Benesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E bija feston 18-vjetorin e lindjes, Juli merr surprizën emocionuese (VIDEO)

Julian Deda ka marrë mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP3” një surprizë shumë emocionuese…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor, e Martë 7 Maj 2024

Dashi Ata qe janë ne një lidhje do e përmirësojnë jetën e tyre sentimentale dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Maj 2024

DASHI Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME