Categories Kuriozitete

Vajza që fle 70 ditë pa u zgjuar

Ndoshta bukuroshet që flenë për një kohë të gjatë i keni parë në filma, por ja që ka edhe në realitet. Vajza 17-vjeçare nga Kolumbia është diagnostikuar me një sëmundje që e detyron të rrijë e pandërgjegjshme për javë të tëra. Sharik Tovar vuan nga sindroma Kleine-Levin, një sëmundje e rrallë neurologjike që shkencëtarët ende nuk dinë ta shpjegojnë dhe kuptojnë qartë.

Ajo që dihet është se pacientët që e kanë mund të flenë për periudha të gjata dhe të përjetojnë humbje të herëpashershme kujtese, transmeton Lajmi.net. Periudha më e gjatë që Sharik e ka kaluar në gjumë ka qenë 70 ditë rresht dhe kur u zgjua kishte harruar përkohësisht fytyrën e së ëmës.

Adoleshentja i shfaqi për herë të parë shenjat e sëmundjes kur ishte vetëm dy vjeç. Gjatë ditëve që ajo i kalon në gjumë, nëna e saj i jep ushqim të lëngshëm herë pas herë në mënyrë që të qëndrojë e shëndetshme.

Gjatë kohës që janë zgjuar, të sëmurët me këtë sindromë janë kryesisht në shëndet të mirë. Kjo sëmundje prek 1-5 njerëz në 1 milionë, ndërsa deri më tani në regjistrat mjekësorë janë raportuar vetëm 500 raste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor, e Martë 7 Maj 2024

Dashi Ata qe janë ne një lidhje do e përmirësojnë jetën e tyre sentimentale dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Maj 2024

DASHI Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME