Categories Lajme

Kush është drejtori që ndërroi jetë në aksident

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Pukë, ku ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen Mark Ndoit, 60 vjeç, i cili ishte me detyrë drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Pyejeve në Shkodër.

Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po ashtu janë punonjës të IKMT-së Shkodër dhe kanë qenë në atë zonë për inspektim. Dy të plagosurit janë transportuar me helikopter në Spitalin e Traumes në Tiranë, pasi autoambulanca nuk mund të shkonte deri në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer malor.

Njëri nga të plagosurit e aksidentit është Artan Bala punonjës i IKMT Shkoder, ndërsa tjetri është punonjës i pyjeve në Bashkinë e Fushe-Arrësit. Pukë/Informacion Paraprak

Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll.  Gj. po dergohen drejt Spitalit të   Traumës Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME