Bucci ka qenë nëndrejtor në Drejtorinë e Përgjithshme për Integrimin Europian në Ministrinë e Jashtme Italiane Fabrizio Bucci do të jetë Ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. I përzgjedhur nga qeveria italiane për të zëvendësuar në këtë detyrë ambasadorin në ikje Alberto Cutillo, diplomati Bucci do të dalë nesër në orën 13:00 përpara senatit italiane për seancë dëgjimore. Bucci ka qenë nëndrejtor në Drejtorinë e Përgjithshme për Integrimin Europian në Ministrinë e Jashtme Italiane. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë ambasadorin aktual Alberto Cutillo, i cili e mori detyrën si Ambasador në Tiranë në nëntor të 2015
Categories
Politike