Categories Sport

Detajet/ Hodhi fishekzjarrë në derbin Partizani-Tirana, ja si u zbulua

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar nga Tirana pasi akuzohet për hedhje fishekzjarresh në derbin e të premtes, mes Partizanit dhe Tiranës, takim ky që u mbyll me shifrat 1-2. Policia bën me dije se  26-vjeçari ka hedhur fishekzjarrë  në stadiumin “Air Albania” , në kohën që po zhvillohej ndeshja derbi e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, ndërkohë ai u identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Hodhi fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit Partizani-Tirana, identifikohet nga kamerat e sigurisë. Vihet në pranga  26-vjeçari për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”. Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë  para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv që u zhvillua në “Air Albania Stadium”, mes ekipeve Partizani dhe Tirana, në lidhje me fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë ndeshjes, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.B, 26 vjeç, lindur dhe banues te “Bregu i lumit”, Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse më datë 13.12.2019, rreth orës 19:10, ka hedhur fishekzjarrë  në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, në kohën që zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani – Tirana. Ky shtetas u identifikua nga ana e Policisë nëpërmjet kamerave të sigurisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”. Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 vijojnë veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe stafin e menaxhimit të stadiumit, për të identifikuar dhe proceduar penalisht e administrativisht të gjithë ata tifozë që kanë dëmtuar stolat në tribunat e stadiumit dhe kanë hedhur fishekzjarrë gjatë zhvillimit të ndeshjes

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME