Categories Lajme

Librazhd/ I jepet lamtumira e fundit Rezarta Hajdarit (Video)

Rezarta Hajdari, 19-vjeçarja që ndërroi jetë në dhomën e saj të gjumit më 13-dhjetor, është varrosur sot nga familjarët e saj në Librazhd. Ndërkohë ende mbetet mister se si ajo gjeti vdekjen ndërsa i helmuar rëndë mbeti bashkëshorti i saj, 27-vjeçari Olsi hajdari.  LIBRAZHD- Tre ditë pas vdekjes së saj që shkaku ende mbetet mister, është përcjellë për në banesën e fundit, 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, e cila ndërroi jetë më 13 dhjetor në dhomën e saj të gjumit, vetëm 5 ditë pasi ishte martuar. I helmuar së bashku me të mbeti edhe bashkëshorti i saj, Olsi Hajdari i cili ka dalë nga spitali ditën e djeshme dhe tashmë ndodhet pranë familjes së tij në fshatin Xhyrë të Librazhdit.

Në fillim pista kryesore e hetimit të policisë është se çifti u vetëhelmua me fostoksinë, ndërsa më pas kanë ngritur edhe pista të tjera si një helmim i mundshëm nga persona të tjerë. Ndërsa nga dëshmia e Olsi Hajdarit, 27-vjeç, bie poshtë pista e vetëhelmimit ose helmimit. Ai ngre dyshime se e gjitha mund të ketë ndodhur nga çlirimi i gazit nga ngrohja që kishin në dhomën e gjumit, mangall me prushë. Sipas dëshmisë së 27-vjeçarit ata kanë ngrënë bukë në mbrëmje dhe më pas ka qenë ai që ka marrë mangallën me prush, e ka vendosur në dhomë dhe kanë rënë të flenë gjumë së bashku me gruan e tij. Më pas ai thotë se nuk mban mend më asgjë. Tashmë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të ndarjes nga jeta të 19-vjeçares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME