Categories Lajme

Kush është shqiptari me nofkën “Luli”, kërkohet nga autoritetet spanjolle pas vrasjes për pazaret e drogës

Artan Muharremi, i njohur ndryshe “Luli”, është shpallur në kërkim nga policia spanjolle. 36 vjeçari me origjinë shqiptare akuzohet se është përfshirë në një vrasje në korrik të vitit të kaluar.

Deri më tani, në kuadër të operacionit “Kovac Dep”, janë arrestuar tre persona, dy prej të cilëve janë serb dhe njëri shqiptar. Muharremi u përfshi në një shkëmbim zjarri ku përveç vrasjes së një personi, një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe tani është invalid i përhershëm.

Megjithatë, autoritetet vendase ende nuk i kanë përfunduar hetimet dhe janë në kërkim të një personi të katërt të përfshirë. Pikërisht autorin e të shtënave që lanë personin e paralizuar.

 

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar me pasaportë suedeze, 36-vjeçarin Artan Muharrremi ose i njohur me nofkën “Luli”.  Vendndodhja e Muharremit nuk dihet aktualisht dhe dyshohet se po përdor dokumente false të Republikës Çeke, shkruajnë mediat e huaja.

Kujtojmë se ngjarjet ndodhën më korrik të 2022, kur pati një shkëmbim zjarri afër digës së Rules, në komunën e Orgivës në Spanjë. Në këtë konflikt u përfshinë dy organizata të trafikut ndërkombëtar të drogës.  Pas të shtënave, një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME