Policia e Durrësit ka zbuluar 11 kg heroinë në makinën e një shqiptari që banonte në Zvicër. Gazeta Mapo mëson se bëhet fjalë për Agim Sylejmanin, 55 vjeç. Dyshohet se Agim Sylejmani ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, të cilët i kanë fshehur heroinën në pjesën e bagazhit, aty ku mbahet goma rezervë.
Sasia e drogës u zbulua pas një kontrolli të imtësishëm të policisë dhe qenit antidrogë. Hetimet po vijojnë nga Policia e Durrësit, por edhe nga ekspertë të Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se pas Agim Sylejmanit qëndron pas një grup kriminal.
“Në mjetin tip Opel me drejtues Agim Sylejmanin shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë”, – tha policia.
Pritet marrja në pyetje e Agim Sulejmanit, pasi deri më tani 55-vjeçari nuk ka folur për policinë