Categories Showbiz

Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Arbër Hajdarit?

Fondacioni i tij “Fundjavë Ndryshe” është tashmë një shoqatë e konsoliduar që ka dhënë ndihmesë të çmuar për shtresat në nevojë. Arbër Hajdari, themeluesi i këtij fondacioni, prezantoi në emisionin “Rudina” në Tv Klan projektin e ri, por foli edhe për jetën e tij private.

Ne nuk dimë asgjë rreth kësaj sfere, por Arbri na shuajti paksa kureshtjen. Prej më shumë se një viti është në një lidhje me një vajzë nga Kosova. Ai preferon mos ta bëjë publik emrin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, dhe thotë se këtë pjesë do ta lëjë për një moment të dytë.

Arbër Hajdari: Prej një viti e gjysmë jam në një njohje që besoj po shkon mirë. Gjithmonë kam dashur që jetën time personale ta mbaj jashtë medias. Duke qenë se edhe vajza është person publik, kemi vendosur që…

Rudina Magjistari: Është person publik?

Arbër Hajdari: Po, por jo në Shqipëri, në Kosovë. Kemi vendosur të dy së bashku që ta mbajmë larg medias. Është një marrëdhënie që unë mendoj se do të jetë e suksesshme. E kemi zyrtarizuar. Do ta bëjmë publike, por unë jam mësuar që marrëdhënia ime me atë të jetë një marrëdhënie që të biem dakord bashkë kur diçka ta vendosim. Edhe këtë gjë nuk e kemi vendosur akoma. Po lëmë disa gjëra që të piqen akoma. Ajo është aktualisht në shkollë jashtë vendit. Presim që të mbarojë dhe Masterin edhe t’i pleqërojmë gjërat më mirë.

Rudina Magjistari: Është personazh publik prej një aktiviteti në televizion?

Arbër Hajdari: Njihet në fushën e biznesit në Kosovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME