Categories Lajme

Vlorë, prezantohet plani vendor për sigurinë publike

2 Nëntor/ATSH/ – Këshilli Vendor i Sigurisë në Vlorë u mblodh ditën e premte për të prezantuar hapat e ndërmarra nga ana e Bashkisë në funksion të sigurisë publike. Gjithashtu në këtë takim u diskutua mes gjithë anëtarëve të këshillit vendor mbi sfidat dhe problematikat në këtë drejtim.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri, të cilët do të ndihmojnë në fuqizimin e KVS përmes hartimit në bashkëpunim të planit vendor për sigurinë publike dhe trajnimeve të aktorëve të përfshirë.

Kjo strukturë vendore është krijuar bazuar në VKM nr.83, datë28.01.2015 “Për krijimin dhe funksionimin e Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale” (i ndryshuar), bazuar në Nenin 29 ”Funksionet e Bashkive në fushën e sigurisë publike” të Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeversjen Vendore”, pika ’3/d’ e Nenit 11, pika 2 Nenit 78 dhe Neni 79 të Ligjit 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe në funksion të detyrave specifike të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.60, datë 26.03.2018 “Për Përbërjen e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike”. /a.sh./j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME