Categories Lajme

Rindërtohen në kohë rekord shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Floq, të Korçës

/ATSH/ Tërmeti i 1 qershorit 2019 me epiqendër në fshatin Floq të Korçës dëmtoi 36 shtëpi, ndërkohë që falë masave të marra nga qeveria ato u rindërtuan në kohë rekord. Kryeministri Edi Rama ndau sot përshtypjet e vetë banorëve të Floqit, të cilët tashmë janë futur në shtëpitë e reja.“Në Floq, ku në një kohë rekord shtëpitë që tërmeti i qershorit të këtij viti i rrënoi, u ngritën nga e para. U premtuam që dimri do t’i gjente në shtëpitë e tyre, në një dëshmi pak minutëshe mund ta shihni e dëgjoni nga vetë banorët se ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë. Super punë. Mirënjohje ekipeve që punuan ditë e natë”, tha Rama. Shtëpia e familjes Mullaj u rindërtua për 1 muaj e gjysmë. “E kishim të vjetër dhe e kemi më të mirë. Realizimi i shtëpisë mund të shkojë mbi 30 milionë lekë. Nuk t’i fal njeri 30 milionë lekë. Unë jam i kënaqur nga të tërë”, tha kryefamiljari.Ndërsa shtëpia e familjes Bekolli u rindërtua brenda 50 ditëve. “Ne jemi shumë të kënaqur. Shtëpia na është zgjeruar. Na e ngritën dhe na e bënë shtëpinë të re”, thotë gjyshja e kësaj familje. Shtëpia e familjes Metaj u ndërtua për 25 ditë. “Kisha vetëm një dhomë dhe ishte thuajse e pabanueshme. Tani janë dy dhoma, korridor, banjo brenda dhe sallon i madh”, tha zonja e kësaj shtëpie.Ndërkohë banesa e familjes Pelivani po rindërtohet dhe kompania ka punësuar edhe vetë kryefamiljarin. Në shumicën e banesave të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Floq punimet kanë përfunduar, ndërsa janë drejt përfundimit edhe në banesat e fundit brenda afatit të përcaktuar./m.m/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME