Categories Lajme

Kush janë dy të rinjtë që humbën jetën pas rrëzimit të murit nga tërmeti që tronditi ishullin grek

Keta janë dy fëmijët vendas 15 dhe 17 vjeç që humbën jetën nga rrënia e një muri në Samos nga termeti i djeshëm, teksa po ktheheshin nga shkolla për në shtepi. Mediat greke raportuan se viktima janë një vajzë dhe një djalë dhe mbetën të vdekur pasi një ndërtesë e vjetës në qytetin kryesor të ishulli Vathy, u shemb. Trupat e tyre u zbuluan disa orë pas goditjes së tërmetit. Ndërkohë që ka shkuar në 26 numri i viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Greqinë. Sipas mediave të huaja në Turqi raportohet për 24 viktima dhe 804 të plagosur.

Ndërsa në Samos të Greqisë kanë humbur jetën dy fëmijë, 15 dhe 17-vjeç të cilët janë zënë poshtë nga një mur. Gjithashtu mësohet se një Greqi, një 14-vjeçar shqiptar i plagosur rëndë. 14-vjeçari shqiptar me iniciale E.M nga Lezha, është plagosur në ishullin Samos në Greqi. Djali 14-vjeçar ka goditje në kokë, krah të thyer dhe dëmtime në këmbë. Burime nga mediat greke bëjnë me dije se është transportuar me helikopter drejt Athinës

Tërmeti i fuqishëm tronditi dy shtete, Greqinë dhe Turqinë. Associated Press flet për të paktën 20 ndërtesa të shkatërruara në qytetin turk të Izmirit, (i treti më i madh në vend), në Bornova dhe Bayrakli. Epiqendra e tërmetit të dhunshëm ka qenë pranë brigjeve turke ne Egje dhe pranë ishullit grek të Samos-it. Lëkundjet janë ndjerë të forta deri në Athinë e Stamboll.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME