Categories Lajme

Kush janë tre prokurorët që kërkojnë drejtimin e SPAK. Si do bëhet përzgjedhja

Në limit të afatit, prokurorët Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani dorëzuan pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e nevojshëm. Tashmë KLP-ja do të kryejë vlerësimin e kandidaturave dhe më pas do të intervistojë tre prokurorët për të përzgjedhur kreun e SPAK-ut.“Në afatin të përcaktuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, thirrjes për shprehje interesi i janë përgjigjur tre kandidatë: Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. Ata kanë dorëzuar pranë Këshillit letrën e motivimit, në të cilën shprehet motivimi për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, letrën mbështetëse (shpjeguese) për standardet e parashikuara në metodologjinë e miratuar me vendim të KLP-së nr.237, datë 25.11.2019 (publikuar në faqen zyrtare të Këshillit) dhe vizionin ose planin e besueshëm për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv, sipas standardit 6 të metodologjisë”, njoftoi këtë të martë KLP-ja.

Duke iu referuar rregullores, kreu i SPAK-ut do të zgjidhet në bazë të eksperiencës në ndjekjen e çështjeve sensitive, aftësia në organizimin dhe drejtimin e një strukture; eksperienca në çështje me ndjeshmëri të lartë publik, ku është dashur edhe bashkëpunimi me median; vizioni dhe plani që do ndjekin për krijimin e Prokurorisë së Posaçme, si dhe imazhit që ata kanë. Ndërkohë, intervistimi do të jetë si një mjet vlerësimi plotësues dhe drejtuesi do të vlerësohet me pikë në 7 kriteret e paracaktuara në metodologjinë e vlerësimit. SPAK Në datën 19 dhjetor, 8 prokurorët e emëruar në Prokurorinë e Posaçme nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të betohen para Presidentit dhe do të fillojnë punë. Gjatë këtyre ditëve, Prokuroria për Krime të Rënda është duke përgatitur dosjet, të cilat do të qëndrojnë në SPAK dhe të tjerat që do të dërgohen në rrethe për kompetencë. Burime thanë se deri më tani janë 300 dosje që do t’i kalojnë SPAKut.

Duke iu referuar ligjit për krijimin e SPAK-ut, kompetencat e Gjykatave dhe Prokurorive të posaçme kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta dhe jo vetëm. SPAK do të hetojë çdo vepër penale të kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, si dhe korrupsionin.

Do të hetojë akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura, të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME