Categories Lajme

“Kush prek zgjedhjet nuk del për 10 vjet nga vendi” PS tërhiqet nga li gji, ishte një “lojë”

Bënë një muaj fushatë me sloganin se kush prish zgjedhjet nuk del jashtë vendit… PS tërhiqet nga ligji “Lojën” e nisi kryeministri pak ditë para nisjes së fushatës elektorale, duke deklaruar se ata që do të dhunojnë zgjedhjet do të qëndrojnë në Shqipëri për 10 vite, pa patur asnjë mundësi që të dalin jashtë vendit, qoftë këtu edhe në shtete fqinje si Kosova, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi. etj.

Gjatë një muaji fushate elektorale, Rama e kishte kthyer në një |”formulë” shprehjen se kushdo që cënoin 30 qershorin, jo vetëm që do të burgoset, por do duhet t’I thotë mirupafshim ëndrrës për të shkuar në SHBA e BE. Tashmë që sesionit parlamentar po i vjen fundi me seancën plenare të kësaj të enjte, gjithçka rezultoi një “lojë” nga e cila maxhoranca ka hequr dorë. Nuk do të ketë asnjë ligj.

Nga foltorja e Kuvendit, numri dy i PS-së Taulant Balla tha se amendamenti në Kodin Penal që ndalonte daljen jashtë vendit për ata që preknin zgjedhjet, do të tërhiqet për ta konsultuar edhe më gjerësisht me opozitën parlamentare. “Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite, me ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, kemi menduar që amendamenti mos të votohet sot edhe me mendimin e opozitës, dhe të jetë pjese i një diskutimi më të gjerë me ndëshkime alternative”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME