Categories Lajme

Kushi: Sfidë për çdo institucion të gjejë ekuilibrin mes librit elektronik dhe librit tradicional

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka marrë një pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit pranë Muzeut Historik Kombëtar me fokus rritjen e ndërgjegjësimit të leximit tek të rinjtë. Në këtë aktivitet të organizuar në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë, ishin të pranishëm gjithashtu ministrja e Kulturës Elva Margariti, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli dhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi dhe përfaqësues të organizatave e klubeve të ndryshme rinore.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja Kushi thekson se për shkak të ritmit të shpejtë të teknologjisë dhe proceseve globalizuese në kohën që po jetojmë “është një sfidë jo e vogël për çdo hallkë e çdo institucion të shoqërisë që të gjejë ekuilibrin më të shëndetshëm midis librit elektronik dhe librit tradicional”.

“Pa dyshim që rritja e buxheteve në këtë aspekt është një anë, por akoma më e rëndësishme është që të gjitha institucionet tona të kenë një strategji të posaçme në drejtim të përfshirjes dhe rritjes së leximit tek të rinjtë dhe nxënësit, duke filluar që nga moshat e vogla e në vijim” – shprehet ndër të tjera ministrja Kushi.

Nga ana e saj, Margariti u shpreh se sot mbushen 30 vjet që nga dita kur rinia shqiptare mori në duar timonin e një anijeje të rraskapitur në detin e trazuar të diktaturës. “Plot 30 vjet më parë rinia shqiptare mori në duar timonin e një anijeje të rraskapitur në detin e trazuar të diktaturës, për ta kthyer në shtëpi, në Europë! 8 Dhjetori nuk është thjesht një ditë kujtese, por përgjegjësie karshi të rinjve’’, tha Margariti.

“E kujtuam këtë ditë me një grup të vogël të rinjsh, duke diskutuar mbi politikat tona dhe rëndësinë e të lexuarit, që nuk mund ta zëvendësojë asnjë shpikje teknologjike. Ndryshe nga prindërit e tyre ata tashmë janë në Europë e duhet të ruajnë fort identitetin kombëtar, gjithçka të bukur që na bën të krenohemi që jemi shqiptarë’’, u shpreh Margariti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME