Categories Lajme

“Kushte skandaloze”, deputeti publikon fotot: Te Urgjenca e Tiranës bashkëjetohet me pleshtat!

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka publikuardisa foto dhe video nga Urgjenca e Tiranës, ku sipas tij kushtet janë skandalozë dhe dyshekët janë me pleshta.

Më tej Spahia shkruan se: sic rrëfen ky infermier kurajoz, që edhe pas dy vërejtjeve e kërcënimeve për largim nga puna, për shkak të denoncimeve të mëparshme të kësaj situate skandalozë, vazhdon të flasë me shpresën se dicka do ndryshojë e se puna fisnike që ai e kolegët e tij bëjnë cdo ditë për të shpëtuar jetë, të mos jetë një mision mbijetese profesionalisht së pari për shkak të mungesave, që nga ilacet bazike për ndërhyrjen e shpejtë.

Postimi i plotë

URGJENCA E TIRANES, ATY KU BASHKEJETOHET ME PLESHTAT!
Këto janë kushtet skandaloze të Urgjencës së Tiranës! Pa ngrohje e me kushte të mjerueshme! E konstatova vetë teksa doja të shikoja personalisht atë realitet që ma thonin kolegë e punonjës të urgjencës. Nuk e kishin ekzagjeruar! Më treguan edhe një dyshek me pleshta, që nuk ishte metaforë!
Në fund të dhjetorit kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë bënë shoë në sheshin “Nënë Tereza”, duke folur për rilindje edhe të kushteve të urgjencës e duke paraqitur edhe një flotë të re autoambulancash, të cilat do rrisnin cilësinë e shërbimit për qytetarët. Së pari sic rrëfen ky infermier kurajoz, që edhe pas dy vërejtjeve e kërcënimeve për largim nga puna, për shkak të denoncimeve të mëparshme të kësaj situate skandalozë, vazhdon të flasë me shpresën se dicka do ndryshojë e se puna fisnike që ai e kolegët e tij bëjnë cdo ditë për të shpëtuar jetë, të mos jetë një mision mbijetese profesionalisht së pari për shkak të mungesave, që nga ilacet bazike për ndërhyrjen e shpejtë. Autoambulancat e reja që kryeministri ua tregoi shqiptarëve nga ERTV e tij, nuk ishin parë tek urgjenca e Tiranës. Vazhdohej me mjetet ekzistuese, të vjetëruara, pa asnje paisje mjekesore funksionale te domosdoshme per urgjencat e të dëmtuara me kalimin e viteve!
Edhe pse lista e afishuar e personelit në detyrë ishte e gjatë, shumë pak mjekë haseshin në krye të detyrës! Indiferenca e qeverisë, dukej se kishte ndikuar edhe në disiplinën e tyre të punës, gjithnjë nëse janë emra që punojnë vërtetë këtu, e jo rilindas që kanë siguruar një vend për të marrë një rrogë.
Si mjek u befasova që kushtet e urgjencës dhe mungesat ishin edhe më skandaloze nga sa mund të imagjinohen për një institucion që shpëton jetë, në vitin 2019!!! Pamjet dhe dëshmitë flasin vetë. Kjo është Urgjenca e Tiranës, kryeqytetit ku kanë zyrat e jetojnë kryeministri e ministrja e shëndetësisë, taksat e shqiptarëve, nuk I përdorin për t’u krijuar kushte të denja shëndetësore, por janë kthyer në producentë filmimesh fallso, për të bojatisur një realitet shëndetësor që I ka dalë boja krejt e që paraqitet si shëndetësi falas!
Si mjek, c’ka pashë tek Urgjenca e Tiranës sonte, falas ishin vetem pleshtat e dyshekeve! Deri kur kryeministër e zonja ministre do luani mizorisht me shëndetin e njerëzve? Si dreqin mendoni se mund të fshihet ky realitet i dhimbshem?
Nuk është e largët dita kur qytetarët do ju tregojnë vendin! Të jeni të sigurt se tallja kaq e paturp me ta, e ka një kufi durimi! #16Shkurt#TëLargojmëRamën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME