Categories Lajme

Kuvend nis punën me për plasjet me presidentin, do jetë shtator i ngjeshur

Përplasjet me presidentin do të jenë temat kryesore të debatit në parlament në këtë shtator. Konferenca e  kryetarëve e mbledhur sot për herë të parë për këtë sesion parlamentar do të diskutojë më 12 shtator dekretet e presidentit Ilir Meta i cili ktheu për rishqyrtim në kuvend 9 pr/ligje.

Bëhet e ditur se më 19 shtator do të jetë seanca e fundit e diskutimeve të dekreteve të kreut të shtetit dhe me shumë gjasa, do të votohet kundër.

Ndër çështjet më të debatuara që janë kthyer për rishqyrtim, janë Kodi Penal dhe pr/ligje që kanë të bëjnë me kontrata koncesionare të PPP. Me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të nisë punën dhe komisioni hetimor për shkarkimin e  presidentit Meta. Për këtë çështje në Tiranë pritet të mbërrijnë dhe përfaqësues të Komisionit të Venecias.

Burimet kanë bërë të ditur se delegacioni do të ketë takime me presidentin por dhe  me përfaqësuesit e komisionit hetimor.

Mazhoranca kërkoi shkarkimin e presidentit pas zhdekretimit të  zgjedhjeve të 30 qershorit. PS e quajti antikushtetues një vendim të tillë.

Ndërsa për opoziten protestat do të jenë sërish arma e fortë që pritet të përdorë opozita për largimin  qeverisë, ndërsa paralelisht do të parashtrohet edhe oferta e opozitës për nesër në qeveri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME