Të kujtojmë dhe nderojmë artistët tanë të mëdhenjë. Më 2 shtator 1936 lindi Albert Veria, Artist i Popullit. Vdiq në gusht 2015. Albert Veria ishte dhe do të mbetet një nga titanët e artit skenik shqiptar. Në 40 vjet karrierë artistike Albert Veria arriti të skaliste disa nga rolet më brilante të teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke mbetur i pavdekshëm në memorien e brezave shqiptar.

