Parlamenti i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit është duke zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme, ndonëse pa konstituimin ende të qeverisë.
Ende nuk ka një marrëveshje mes dy forcave më numrin më të madh të votave VV-LDK, por një pjesë e deputetëve janë betuar. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti propozoi në seancë që kryetar i Kuvendit të jetë deputeti Glauk Konjufca. Ai ka marrë 75 vota pro. Zgjedhja e Konjufcës është bërë edhe me votat e LDK-së, ndonëse VV s’ka arritur ende një marrëveshje për koalicion qeverisës me të.
