Categories Politike

Ky do të jetë viti i rezistencës’, Kryemadhi: Jemi shumicë… çdo orë dhe minutë është e çmuar

Monika Kryemadhi ka shpërndarë me anë të një video-je edhe njëherë mesazhin që dha dy ditë më parë në Konventën e LSI-së në Tiranë.

Kryetarja e LSI shprehet se ky do të jetë viti i rezistencës dhe fitores së opozitës që përballë ka hajdutët e votave, tradhtarët dhe krimin e rilindjes.

Ajo thotë se është e bindur që opozita do të fitojë pasi është shumicë absolute tashmë.

Postimi i Kryemadhit:

2020 DO TË JETË VITI I FITORES DHE I REZISTENCËS

Viti që sapo kemi hyrë, 2020 do të jetë viti i rezistencës dhe i fitores së padiskutueshme në përballjen tonë me klanin e tradhtarëve të interesave kombëtare, me grupet e hajdutëve të votave, me uzurpatorët dhe shkatërruesit e ekonomisë së vendit, me krimin që ka fytyrën e rilindjes, sepse ne jemi sot shumica absolute e padiskutueshme e shqiptarëve.

Kjo sëmundje e rëndë, e cila po gërryen dhe po asfikson, po i merr frymën, po e mpak dhe po e mplak Shqipërinë, ndaj është detyrë patriotike e çdo shqiptari, për të kontribuar në shërimin e kësaj të keqeje.

Çdo orë dhe minutë është shumë e çmuar, prandaj për asnjë çast nuk mund të flemë të qetë përballë Shqipërisë që lëngon. Çdo sakrificë e jona nuk është asgjë për të shpëtuar Shqipërinë nga sëmundja e rilindjes.

Ne së bashku do ta fitojmë pa asnjë diskutim përballjen me të, sepse kemi shpirtin, kemi forcën, kemi idenë, kemi zgjidhjen, sepse ne sot jemi shumicë absolute e shqiptarëve që duan dhe kemi vendosur Shqipërinë të parën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME