Categories Lifestyle

Rreziku nga gripi në këto ditë të ftohta, ISHP apel qytetarëve: Një virus po qarkullon në Europë e Rajon, kujdes!

Instituti i Shëndetit Publik vjen me një apel për qytetarët, në këto ditë të ftohta, ku si pasojë e temperaturave të ulta ka pasur shumë raste virozësh që janë paraqitur në spital. Sipas ekspertëve në Europë dhe Rajon po qarkullon virusi i A/H1, ndërsa këshillojnë qytetarët shqiptarë që të tregojnë kujdes me rutinën e përditshme për t’ju shmangur rrezikut nga gripi.

“Për #NjëDimërPaViruse

Sipas Institutit të Shëndetit Publik është evidentuar qarkullimi i gripit në vendin tonë. Aktualisht qarkullon virusi A/H1 i cili gjithashtu qarkullon në gjithë shtetet e Europës dhe të rajonit. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë të bëni kujdes ndaj të ftohtit dhe të informoheni mbi këshillat ndaj gripit në faqet zyrtare të MSHMS dhe ISHP. Si të veproni për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit tuaj nga gripi?

– Lani duart

– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme

– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz

– Ruani një temperaturë të qëndrueshme brenda banesave tuaja.

– Ajrosni vazhdimisht ambientet ku rrini.

Kur jeni të sëmurë:

– Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.

– Konsumoni ushqime të ngrohta

– Pini sa më shumë lëngje

– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

Janë rreth 11mijë raste në javë me infeksione respiratore. Sipas ekspertëve të ISHP situata është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën.”, -thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME