Categories Lajme

Ky është 17 vjeçari shqiptar që humbi jetën , shoku i tij grek akuzohet për vrasje nga pakujdesia

Drejtuesi i makinës në të cilën humbi jetën tragjikisht 17-vjeçari shqiptar Fabio pritet të dalë sot para gjykatës për të marrë masën e sigurisë. 19-vjeçari, i cili u arrestua pas ngjarjes tragjike nga policia e mbërritur në vendngjarje, përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Sipas mediave greke, shoferi ishte mik i 17-vjeçarit shqiptar i cili kishte ardhur nga Anglia. Gjithashtu bëhet me dije se mjeti i cili u aksidentua ishte në emër të babait të 19-vjeçarit dhe se ai kishte patentë drejtimi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Lassit, Argostoli. Pas shkollës, katër miq me origjinë greke dhe shqiptare hipën në makinën e 19-vjeçarit dhe nisën të ecnin drejt aeroportit të ishullit. Por në zonën e Lassi-t në drejtim të Platys Gialos, shoferi 19-vjeçar humbi kontrollin e makinës së tij për një arsye të panjohur, dhe u përplas me shtyllat në trotuar duke bërë që mjeti të përmbysej.

Fatkeqësisht kur makina u përmbys menjëherë mori flakë dhe katër të rinjtë u përpoqën të dilnin sa më parë por 17-vjeçari shqiptar nuk mundi. Ishin kalimtarët ata që njoftuan policinë dhe zjarrfikësit të cilët shuan zjarrin për të nxjerrë trupin e djegur të shqiptarit. Vlen të theksohet se tre pasagjerët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa vetëm njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta.

Familja e të riut shqiptar është e shkatërruar pasi nuk mund ta besojnë se një shëtitje e thjeshtë ishte e fundit për djalin e tyre 17-vjeçar. Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME