Categories Lajme

La 3 fëmijë jetimë, kjo është 30-vjeçarja që u vra nga vjehrri

Personi që shihni në foto është 30- vjeçarja Merushe Hazizi që u vra sot nga vjehrri i cili më pas u vetëvra duke u varur në një penë pranë banesës në Roskovec. Merushja ishte nënë e tre fëmijëve dhe e divorcuar, fati i të cilëve pas vdekjes së 30- vjeçares nuk dihet si do të përfundojë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme teksa djali i Xhevairit, Fatjon Hoxha ishte duke punuar me traktor në arat e familjes, ndërkohë që nëna, babai dhe bashkëjetuesja ndodheshin në shtëpi.

Sherri në familje kishte nisur tre vite më parë ku djali i Xhevairit kishte filluar të bashkëjetonte me Merushen, e cila ishte nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme.

Por 61- vjeçari nuk ishte dakord e për këtë arsye ata kanë patur mosmarrëveshje dhe konflikte të vazhdueshme në familje.

61-vjeçari kishte kërkuar urdhër mbrojtje në gjykatë ndaj të birit, por Gjykata nuk e pranoi duke shkaktuar sot këtë krim tronditës brenda familjes.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME